Vendosni fjalën kyçe....

Basha: U bëj thirrje publikisht shqiptarëve të vaksinohen ndaj Covid-19, jemi të fundit në rajon për vaksinën


Kreu i PD-së, theksoi sot se kryeministri Rama e ka lënë vendin të fundit në rajon për sa i përket sigurimit të vaksinës duke sjellë shembujt e Kosovës, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi.

Kryedemokrati u bëri thirrje publikisht shqiptarëve që të vaksinohen kundër Covid-19 sapo ajo të jetë në dispozicion.

“Publikisht do kërkoj që të gjithë shqiptarët të vaksinohen çdo vend tjetër ka marrë masa shumë më të përshtatshme për të siguruar vaksinën sesa Shqipëria. Edhe për sigurimin e vaksinës kryeministri e ka lënë vendin të fundit në rajon.” – tha Basha.

I pyetur nga gazetari nëse do e këshillonte aleaten e tij, kryetaren e LSI-së, Kryemadhi që të mbante maskë, Basha tha se ai u bënte apel të gjithë shqiptarëve që ta mbajnë atë dhe se apeli më i mirë është shembulli i tij personal.

“Apeli im është ndaj të gjith qytetarëve shqiptarë dhe apeli më i mirë është shembulli im personal prej ditës së parë. Shumë çështje që u ngritën kërkojnë vëmendje sepse situata është dinamike dhe çdo reflektim ndihmon për t’u paraprirë situatave në të ardhmen që mund të dalin.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *