Vendosni fjalën kyçe....

Austria planifikon të nisë vaksinimin kundër koronavirusit në janar – Plani me 3 faza


Austria do të fillojë shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit në tre faza, duke nisur nga janari i vitit 2021.

Autoritetet shëndetësore austriake zbuluan detajet e planit me tre faza në një konferencë shtypi të martën.

Ministri austriak i Shëndetësisë Rudolf Anschober tha se skema ka si qëllim përfundimtar vaksinimin e “më shumë se 50 përqind” të popullsisë deri në fund të verës së 2021-shit.

Arsyeja pse vaksina do të shpërndahet në faza është për shkak të vështirësive në marrjen e dozave të nevojshme, së bashku me dëshirën për të mbrojtur më të prekshmit ndërsa lejon që ekonomia të hapet gradualisht.

Kurier raporton se në të tre fazat do të shpërndahen 16.5 milion doza të vendosura në dispozicion për austriakët. Në total, Austria është vendosur të marrë 24 milion doza nga Bashkimi Evropian.

Faza e parë, e cila do të fillojë në janar të vitit 2021, do të synojë njerëzit mbi moshën 65 vjeç, “veçanërisht ata në pension dhe në azile”. Faza e parë do përfshin dhe vaksinimin e stafiit në shtëpitë e pleqve.

Në këtë fazë do të vaksinohen rreth 500,000 njerëz të vaksinuar, ku secili ka nevojë të marrë vaksinën dy herë.

Faza e dytë parashikon vaksinimin e punonjësve shëndetësorë dhe njerëzit në kategoritë e tjera të prekshme. Kjo fazë pritet të fillojë në shkurt dhe mars të 2021-shit.

Personat e tjerë në të ashtuquajturat profesione thelbësore, gjithashtu do të vaksinohen si pjesë e kësaj faze.

Der Standard raporton se kjo përfshin oficerë policie, punonjës në industrinë ushqimore, kompani transporti, si dhe mësues dhe punonjës të kopshteve dhe shkollave.

Faza e tretë e cila filon në prill, parashikon vaksinimin e një publiku më të gjerë. Qeveritë shtetërore dhe lokale janë thelbësore në këtë fazë pasi atyre do t’u kërkohet të ndihmojnë në ngritjen e infrastrukturës për shpërndarjen e vaksinave.

Qeveria federale do të jetë përgjegjëse për logjistikën dhe për bashkëpunimin me tregtarët me shumicë të farmaceutikës, raporton Der Standard.

Plani i vaksinimit do të paraqitet dhe diskutohet në Këshillin e Ministrave të Austrisë të mërkurën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *