Vendosni fjalën kyçe....

Kujtoi se po fliste në telefon me Greta Thunberg, publikohet videoja e rrengut që i punuan Justin Trudeaut


Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka rënë pre e një rrengu nga disa aktorë rusë, që hiqen si Greta Thunberg.

Ai ka folur me ta për gjeopolitikën dhe udhëheqësit botërorë dhe ka premtuar ta prezantojë me Terrance dhe Phillip (2 parodistë kanadezë).

Dy rusët që njihen për rrengjet që u punojnë politikanëve Vladimir Kuznetsov dhe Alexey Stolyarov, kanë publikuar një video në “YouTube” të hënën. Të njohur ndryshe si Vovan dhe Lexus, dy rusët kishin realizuar në muajin janar një telefonatë 10-minutëshe me Trudeaun, pas rrëzimit të një avioni rus në Iran.

Siç përshkruan RT, në regjistrimin e publikuar dëgjohet Trudeau dhe zëri i një vajze që paraqitet si ambientalistja Greta Thunberg.

Diskutimi për luftërat dhe konfliktet

Trudeau u përpoq të siguronte Gretën e rremë se ai po bënte çmos për të ulur tensionet ndërkombëtare pas tragjedisë së avionit.

 “Unë po ju kërkoj juve që të ndikoni tek Presidenti Trump dhe tek NATO, kështu që ata do të pranojnë faktin se jo vetëm e ardhmja, por e tashmja do të vidhet nga ne.”– tha Greta e rreme.

Trudeau përgjigjet: “Me të vërtetë. Ne jemi duke ekuilibruar shumë gjëra të ndryshme në Irak. Ka një mirëkuptim që po, ka pyetje reale rreth bashkësisë ndërkombëtare dhe angazhimit amerikan dhe veprimeve të tyre, ndërsa në të njëjtën kohë ekziston një njohje se në luftën kundër terrorizmit, në luftën kundër ISIS, Daesh, ekziston një nevoja për prani ushtarake ndërkombëtare, përfshirë amerikanët, për të siguruar stabilitetin në rajon.”

Greta e pakënaqur përgjigjet: “Ju jeni të rritur, por veproni si fëmijë”. Ajo vazhdoi duke folur për një “botë më të dashur, ku ka një vend për të gjithë: për të bardhët dhe ata me ngjyrë, të krishterët dhe myslimanët, për Trump dhe Putin, për mua dhe ty, për Boris Johnson … për Terrance dhe Philip”.

Këta të fundit janë një referencë e një parodie kanadeze, por Trudeau nuk e kapi.

Ai e falënderoi atë për vizitën në Kanada vitin e kaluar dhe që ndihmoi partinë e tij për të fituar zgjedhjet.

“Por lëre NATO-n”, u përgjigj Greta e rreme. “Hidhni armët. Merrni lule. Buzëqeshni natyrës, jetoni si një njeri ”.

Trudeau përsëri: “Unë gjithashtu ëndërroj një botë ku ushtarët nuk janë të nevojshëm, por ne nuk jetojmë ende në atë botë për fat të keq, dhe u duhet njerëzve që të tërhiqen përsëri kundër atyre që do të dëmtonin pafajësinë . Por unë i vlerësoj shumë fjalët tuaja me pasion dhe reflektoj gjithmonë se si ne mund të përdorim shumë shtigje të ndryshme për të shkuar drejt rrugës së paqes. ”

Klubi i politikanëve

Greta e rremë ftoi Trudeaun që të bashkohej me klubin e saj privat të “politikanëve, presidentëve, shefave qeveritarë” që e mbështesin atë, kështu që “rregullat e botës të ndryshohen”. Trudeau tha se do të duhej të mësonte më shumë rreth klubit dhe i kërkoi Gretës t’i dërgonte një shpjegim.

Diskutimet për princin Harry

Greta gjithashtu e nxiti Trudeaun të kujdesej për mikun e saj Princin Harry, nëse ai do transferohej në Kanada. Asokohe princi Harry do transporohej në Kanada sëbashku me bashkëshorten e tij Meghan Markle dhe djalin e tyre Archie.

Kryeministri kanadez u përgjigj se princi Harry është “absolutisht një nga djemtë e mirë” dhe se mezi priste të kalonte kohë me të.

“Por unë ndonjëherë mendoj se gruaja e tij e manipulon atë.”– tha Greta e rremë. Trudeau përsëri u përpoq ta ngushëllonte atë, duke thënë se ka komplikime në çdo marrëdhënie dhe se gruaja e Harry-t, Meghan Markle atij i është dukur gjithmonë e mirë kur janë takuar.

Terrance dhe Phillip

Rrengu nisi të zbulohej kur Greta e rremë përsëri përmendi Terrance dhe Phillip, duke i kërkuar Trudeaut që ta prezantonte me ta.

“Unë do t’i kërkoj ekipit tim të zbulojë se si mund t’ju lidhim juve … Unë nuk i kam koordinatat e tyre të drejtpërdrejta me mua tani.”

Më pas ai u kujtua dhe pyet nëse ata ishin dy parodistë që kishin marrë pjesë në një shfaqje kanadeze. Por Greta thotë se nuk i njeh.

Trudeau e falënderoi Gretën e rremë dhe e përfundoi shpejt bisedën, ndoshta filloi të dyshonte për diçka në atë moment, por megjithatë tha se mezi priste të fliste me të së shpejti.

Zyra e Kryeministrit kanadez konfirmoi se biseda telefonike me Gretën e rremë u zhvillua në janar, duke argumentuar se kjo nuk ishte hera e parë që i bëhej një shaka e tillë një lideri botëror.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *