Vendosni fjalën kyçe....

Vijon protesta në fakultete: Çdo student do mësim, por jo në këto kushte!


Studentët kanë vijuar edhe sot me protestën. Studentët e Fakultetit të Gjeologji-Minierave kanë vijuar me bojkotimin e mësimit dhe janë të vendosur të të mos tërhiqen deri në plotësimin e të gjithave kërkesave.

“Nuk është në favorin e askujt që të shtyhet ky bojkot pasi do të kishte probleme organizative dhe financiare më pas. Qeveria është në panik, por nëse më përpara e shfaqte hapur tani është në panik të nëndheshëm duke dërguar mesazhe kërcënuese ndaj studentëve, pedagogëve dhe drejtuesve të fakulteteve”, – tha një prej studentëve.

Ndërkohë në Fakultetin e Filologjisë dhe Historisë, në një konferencë për mediat studentët u bënë thirrje kolegëve të tyre të mos tremben se do u digjet viti nga bojkoti, duke kujtuar se një gjë e tillë nuk ka ndodhur as në 1997-ën.

“E bëjnë dhe mediat shpesh këtë pyetje “A doni të bëni mësim?’. Ç’është kjo pyetje, çdo student do të hyjë në mësim, por jo në këto kushte.

Meqenëse kërkesat tona nuk u plotësuan por nuk kemi arsye të futemi në mësim.

Një profesor i imi po thoshte se ‘mësimi dhe mësimdhënia nuk është një mall konsumi’. Universiteti duhet të nxjerrë intelektuale nesër.

Na lindin dyshime se do shtyhet mësimi, që jo duam pushime në verë jo do digjet mësimi

Nuk është djeg viti as në ’97-ën kur ishte 6 muaj gjendje e jashtëzakonshme.

Studentët kanë marrë një okej nga dekani që do ketë një zgjidhje në favor të studentëve, nuk do ketë penalizime për asnjë.

Kjo protestë ka ngrit një ndjenjë morali te shoqëria shqiptare, a do kenë ato fytyrë ata studentë  të ju vijnë përballë ju që keni protestuar çdo ditë. Një student që lobon jo “protesta vdiq” jo “protesta mbaroi”!

Kjo protestë ka ngjall për herë të parë jetën studentore. Nuk kam njohur më parë studentë nga Gjuhë Letërsia, studentë të Historisë, kjo është jeta studentore, protesta na kanë bërë të gjithëve trupë.

Kjo është jetë studentore, gjithë studentët janë bashkë.

Unë si student i Shkencave të Komunikimit nuk e shoh të ardhmen time në Call Center. Po studentët që bëjnë Kritikë Arti? Shteti jonë nuk e njeh kritikën e artit, nuk e njeh kritikën letrare.

Kauza është e fituar, nëse tregoni edhe pak rezistencë se i kemi vendosur me shpatulla pas murit. “, tha një prej studentëve. / Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *