Vendosni fjalën kyçe....

KED-ja skualifikon nga gara Eugen Papandilen dhe Zhaklina Peton për vakancën në Kushtetuese


Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka vendosur se cilët do jenë kandidatët për garën e për vendin vakant të shpallur nga Presidenti për në Gjykatën Kushtetuese.

Kandidatët janë për vendin vakant të lënë nga Besnik Muçi i cili u zgjodh nga Presidenti por më pas u shkarkua nga Vettingu.

Aktualisht, për të zënë vendin e Muçit, KED ka kualifikuar noteren Sonila Bejtja dhe avokatin Altin Binaj.

Sot KED vendosi skualifikimin e juristëve: Eugen Papandile dhe Zhaklina Peto, të cilët Apeli Administrativ i riktheu sërish në garë.

Pas marrjes së këtij vendimi, faza tjetër është intervistimi i kandidatëve dhe renditja e tyre, ku Meta mund të dekretojë vetëm një nga emrat në listë.