Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me armë zjarri 23-vjeçari në Fier, policia në kërkim të të dyshuarit


Një 23 vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri dy ditë më parë në qytetin e Fierit.

Lidhur me këtë ngjarje, e cila ka ndodhur në lagjen “Apolonia”, ndërsa policia ka shpallur në kërkim një 27 vjeçar. Ai dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin 23 vjeçarin me inicialet E. M., i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe një tjetër i ri, i akuzuar për mos kallëzim krimi.

“Tentoi të vrasë me armë zjarri një shtetas, Policia dokumenton ngjarjen, shpall në kërkim autorin e dyshuar dhe procedon penalisht një shtetas për moskallëzim krimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit E. M. (K)., 27 vjeç, banues në Fier si edhe  proceduan penalisht për veprën penale “Moskallzim krimi” shtetasin K. P., 23 vjeç, banues në Fier, pasi mbrëmjen e datës 20.11.2020, në lagjen “Apollonia” Fier, shtetasi E. M., (K)., pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. M., 23 vjeç, banues në Fier, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”– thotë policia.