Vendosni fjalën kyçe....

Rama me ministrin italian Di Maio: Mirënjohje Italisë për mbështetjen gjatë tërmetit dhe tani për të siguruar vaksinën anti-Covid


Kryeministri Rama ka pritur sot në një takim Ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio.

Të dy dolën në një konferencë të përbashkët për mediet, ku Rama përsëriti falenderimet për momentet kur Italia u gjend pranë vendit tonë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit të kaluar dhe tani përsëri i gjendet pranë për të siguruar vaksinën anticovid.

“U gjendën brenda shumë pak kohe në zonën e fatkeqësisë duke sjellë shpresë dhe duke shpëtuar jetë njerëzish. Nuk mundem të mos e kujtoj këtu edhe përfshirjen e mikut tonë Luigi Di Maio dhe kryeministrit Conte duke shprehur mbështetjen maksimale edhe në Konferencën e Donatorëve.

Sot ndajmë së bashku edhe eksperiencën që po ndan e gjithë bota të përballjes me armikun e padukshëm, COVID-19.

Dua ta falenderoj ministrin për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur dhe i gatshëm në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën e gjithë bota është vendosur në lëvizje.

Siç e kam thënë edhe më parë, Italia falë lidhjes që ka me Shqipërinë është pranë nesh, siç është dhe BE pranë Ballkanit Perëndimor.

Sot kemi folur me ministrin për temën e bashkëpunimit. 10 vjet si sot është nënshkruar partneriteti strategjik Shqipëri-Itali.

Ne duam të nxisim dialogun në fokusin e temave të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi planin e investimeve për Ballkanin, transport dhe infrastrukturë dhe energji e digjitalizim. Italia ka vullnetin për të qenë pranë nesh.

Herët ose vonë ne do të përcaktojmë partnerët strategjik në këtë rrugë. E fundit, por jo nga rëndësia, dua ta falenderoj ministrin personalisht, është i angazhuar jo thjesht politikisht por edhe personalisht për të qenë avokat i shkëlqyer i integrimit në BE të Shqipërisë.”– deklaroi kryeministri Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *