Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i OBSH-së për Europën: Izolimi mund të shmanget nëse mbajtja e maskës shkon në 95%


Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit për Europën, Hans Kluge, ka deklaruar sot se izolimi i ri i kontinentit mund të shmanget.

Për këtë, sipas tij, duhet që qytetarët e vendeve europiane të plotësojnë një kusht të vetëm dhe ai është mbajtja e maskës.

“Izolimet janë të shmangshme dhe unë i qëndroj mendimit se ato duhet të jenë masat e funduit që duhen marrë. Nëse përdorimi i maskave do të shkonte në 95 për qind, izolimet nuk do të ishin të nevojshme.” – theksoi ndër të tjera Kluge gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët.

51-vjeçari belg është emëruar në pozicionin që mban më 1 shkurt 2020.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *