Vendosni fjalën kyçe....

Hapet gara për Parkun Fotovoltaik të Spitallës, Balluku: Në mars shpallim fituesin


Ka nisur procesi i garës ndërkombëtare për projektin për rritjen e kapaciteteve të energjisë diellore, me Parkun e Ri Fotovoltaik të Spitallës.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku ka deklaruar se fituesi mendohet të shpallet më 2 mars të vitit të ardhshëm.

“Kohët dhe afatet e dorëzimit janë të gjithë në prezantim. Ne shpallim fituesin më 2 mars 2021. Pastaj i japim frymë ecurisë për firmosjes e kontratave, për t’i dhënë një nisje gjatë verës së ardhshme ndërtimit të këtij parkut të dytë fotovoltaik. Dua të falënderoj konsulentët e BERZH për këtë mbështetje”, tha ministrja Balluku.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka thënë se ky projekt jetëson vizionin për Durrësin e vitit 2030, po ashtu edhe për Shqipërinë e vitit 2030. Rama tha që shpreson që me ndihmën e Zotit gjithçka të shkojë mirë, ndërsa thekson se planet janë prishur disa herë për shkak të pandemisë.

“Me ndihmën e Zotit shpresoj të jemi këtu për të nisur edhe për të folur sërish për portin e Vlorës. Dua tu them të gjithëve që puna nuk nis vetëm kur del në televizor, por kur hapen kantierët. Me ndihmën e Zotit shpresoj që gjithçka të na shkojë siç kemi planifikuar sepse herë-herë kemi pasur disa zhgënjime në anulime planesh për shkak të epidemisë. Në një kohë kur e gjithë bota ka një shqetësim të jashtëzakonshëm lidhur me burimet e energjisë dhe domosdoshmërinë për diversifikimin e saj.

Kjo lidhet me zhvillimin e një zone që ka një gravitet strategjik për ekonominë. Ky është pjesë e një mozaiku që jetëson vizionin tonë për durrësin e 2030 dhe patjetër edhe vizionin tonë për Shqipërinë e 2030-ës. Ne në këtë zonë e cila prej shumë e shumë vitesh ka qenë një zonë e parë si një periferi kur ka pasur hapësirë vetëm për ndërtime kaotike. Me këtë park bëjmë vetëm hapin e parë sepse kjo do të shoqërohet me një sërë hapash të tjerë, nga lagjia e re e rindërtimit.

Për t’i hapur rugë portin e madh që do t’i japë Durrësit magnetin e fuqishëm jo vetëm për të tërhequr më shumë turistë por për të krijuar një katergori për turizmin siç është ai elitar. Bashkë me këto zhvillime është edhe zona e re ekonomike, është synuar herë pas here të shkojë përpara. Edhe ne kemi bërë në të shkuarën 2 ose 3 hapa për të shkuar përpara por skemi pasur mundësi për disa çështje që sështë momenti për t’i shtjelluar.

Kjo periudhë e pandemisë ka frenuar shumë procese në të gjithë botën jo vetëm këtu. Në këtë mozaik, ne besojmë që është vërtet, themelore, vendosja e gurit të këtij parku fotovoltaik i cili  vjen pas suksesit jo të vogël të arritur me ankandin e karavastasë.”- deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *