Vendosni fjalën kyçe....

“Ka mbaruar mbi 40% e punimeve” – Rama nxjerr pamjet nga kantieri i “Sheshit Shqiponja” (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes disa pamje nga kantieri i Sheshit Shqiponja, ku po zhvillohen punimet për rimodelimin e hyrjes në kryeqytet.

Sipas videos së kryeministrit, në këtë kantier po punohet intensivisht 24 orë në çdo ditë të javës.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga zemra e ‘Shqiponjës’, ku po hapen ditë-natë arteriet që do lehtësojnë ndjeshëm qarkullimin në hyrje të Tiranës, si edhe do t’i japin një pamje spektakolare portës hyrëse të kryeqytetit të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë” – shkruan Rama.

Sipas tij, deri më tani kanë përfunduar 42% e punimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *