Vendosni fjalën kyçe....

Hajdari- Ramës: Iu dhe vetëm 2 mijë lekë të vjetra qytetarëve, çfarë mund të bëhet me aq


Deputetja Rudina Hajdari ka akuzuar qeverinë lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm.

Sipas saj, ky buxhet favorizon oligarkët dhe nuk i mbështet qytetarët pasi u janë dhënë 120 milionë euro koncesionarëve dhe vetëm 110 milionë euro familjeve dhe bizneseve.

Hajdari tha se qeveria iu ka dhënë qytetarëve vetëm 2 mijë lekë të vjetra në ditë përgjatë këtyre muajve krize dhe e pyet kryeministrin Edi Rama se si mund të përballohet jeta me kaq të ardhura.

“Gjatë vitit 2020 qeveria pseudo e majtë iu ka dhënë qytetarëve në krizën më të madhe 110 milionë euro. Po ta shpërndajmë këtë shifër do të dalë që çdo qytetar ka marrë 400 mijë lekë të vjetra për tre muaj. Në këto tre muaj i bie që këto banorë kanë 130 mijë lekë, ku ato paguajnë 70 mijë fatura në muaj dhe iu mbeten vetëm 60 mijë lekë. Kështu, qytetarët kanë marrë vetëm 2 mijë lekë të vjetra në ditë.

Po çfarë mund të bëhen sot me 2 mijë lekë të vjetra? Më thoni kryeministër si mundet sot një qytetar të shtyjë ditën me 2 mijë lekë të vjetra, në këtë kohë pandemie e krize? Qytetarët janë të lënë në mëshirë të fatit. Kjo krizë e madhe erdhi, sepse ju vetëm paguat koncesionet më shumë se qytetarët. Nuk është e vërtetë që qeveria nuk ka pasur mundësi ekonomike për të ndihmuar qytetarët gjatë pandemisë.”, thotë deputetja Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *