Vendosni fjalën kyçe....

Bie zjarr në spitalin rumun ku trajtoheshin pacientët me Covid, 7 të vdekur dhe 7 të plagosur


Dhjetë njerëz kanë humbur jetën të shtunën pas një zjarri në një spital në Rumani, ku trajtoheshin pacientët me koronavirus.

Reuters shkruan se zjarri shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit të qarkut Piatra Neamt dhe u përhap në një dhomë ngjitur. Ishte e paqartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Shtatë persona të tjerë u plagosën dhe janë në gjendje kritike, duke përfshirë mjekun e turnit.

Ministri i Shëndetësisë Nelu Tataru u tha gazetarëve se gjashtë prej pacientëve të mbijetuar do të transferohen në një spital për pacientët me Covid, në qytetin lindor rumun të Iasi. Ndërsa mjeku i plagosur, i cili kishte djegie të rënda në 40% të trupit të tij, do të transferohej në një spital në Bukuresht.

“Në legjislacionin e ardhshëm, të gjithë spitalet publike do të koordinohen nga ministria e shëndetësisë”– tha Tataru pa dhënë hollësi. Spitalet lokale aktualisht drejtohen nga këshillat e qarkut, duke e bërë të vështirë mbikëqyrjen e përgjithshme të sistemit shëndetësor.

Rumania, e cila ka një nga infrastrukturat më pak të zhvilluara të kujdesit shëndetësor të Bashkimit Evropian, ka raportuar 353,185 raste me koronavirus dhe 8,813 vdekje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *