Vendosni fjalën kyçe....

Berisha replikon me Felajn: E ktheve Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare, turp, turp, turp…


Berisha replikoi me nënkryetaren e Kuvendit, deputeten e PS-së Ermonela Felaj duke i thënë se e ka kthyer prokurorinë e Tiranës në strofull familjare.

Ndërkohë Felaj iu kthye duke i thnë Berishës se po mashtronte.

“Fakti që ju keni kufizuar në mënyrë ekstreme debatin sot, kur në përputhje me Kushtetutën drejtësia vjen dhe raporton para parlamentit dëshmon shkallën e tmerrshme të inkriminimit tuaj. Dëshmon se po silleni sikur të ishit banorë të 313 apo të Peqinit dhe jo parlamentarë. Dëshmon se keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja elektorale, jo elektorale, ordinere, aferat korruptive. Dëshmon se jeni skllevër të veprave tuaja kriminale dhe s’keni as dinjitetin, as minimumin e guximit. Vetëm ti nuk duhet të flasësh, nuk duhet të kryesosh, se e shndërrove Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare. Turp, turp, turp! Kaq kam për të thënë.” – tha Berisha në seancën plenare.