Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja tek Gjykata e Tiranës, policia jep detajet zyrtare: Babai vrau ish-burrin e vajzës dhe plagosi avokatin


Policia sapo ka publikuar informacionin zyrtar lidhur mbi ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, pranë Gjykatës së Tiranës.

Sipas uniformave blu, bëhet fjalë për një konflikt familjar që ka shkuar në gjykatë me një çift në prag divorci. Ndërsa sot mbahej seanca e pestë që do bënte zgjidhjen e martesës së çiftit, i identifikuari si Mexhit Picari ka qëlluar në një lokal ish-bashkëshortin e vajzës, Kudret Salia. Ai ka humbur jetën ndërsa ka mbetur i plagosur edhe avokati Adriatik Cama.

“Rreth orës 11:50, në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka marrë kamerat e sigurisë të lokalit, të cilat kanë filmuar gjithçka. Nuk dimë nëse Cama ishte avokat i caktuar kryesisht i çështjes dhe ishte edhe ai shënjestër, apo thjesht gjendej në kohën e gabuar dhe vendin e gabuar duke mbetur i plagosur aksidentalisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *