Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i KLSH-së kritika qeverisë: Rritja e borxhit duhet të ketë kufi, interesat janë rritur 1.3 miliard lekë


Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu, ka kritikuar qeverinë e pushtetin vendosur lidhur me administrimin e buxhetit të vitit 2019.

Ai mori pjesë në një seancë virtuale me Komisionin e Ekomonisë ku ngriti shqetësime serioze lidhur me abuzimin me buxhetin.

Ai tha se institucioni që drejton ka gjetur devijime materiale dhe cilësore të buxhetit të vitit 2019 në disa fusha të cilat administrohen nga organe apo pjesë të ndryshme të administratës.

Shehu bëri thirrje për marrjen e masave nga qeveria për të përmirësuar rendimentin.

“Ulja në shërbimin e borxhit i atribuohet kryesisht uljes së komisioneve të huamarrjes së jashtme në krahasim me vitin e kaluar me rreth 2.4 miliard lekë. Kjo për arsye se gjatë vitit 2018, u realizua emetimi dhe blerja mbrapsht e transaksioneve të lidhura me Eurobondin që u shoqëruan me kostot atipike përkatëse të ndërmjetësimit dhe të primit të paguar. Megjithatë, shpenzimet e interesit në raport me një vit më parë për borxhin e jashtëm kanë ardhur në rritje me rreth 1.3 miliard lekë, e kushtëzuar nga kostot më të larta të huamarrjes drejt institucioneve ndërkombëtare dhe huamarrje të tjera të jashtme”, thuhet në raportin e KLSH-së.” – tha Shehu.

Më tej kreu i KLSH-së tha se ka vijuar një performancë jo e rregullt në marrëdhënien e organeve shtetërore me thesarin e shtetit, ku mjaft kontrata apo pagesa raportohen me vonesë.

Shehu tha gjithashtu se ka një monitorim të pamjaftueshëm nga Ministria Financave, pasi tek shpenzimet buxhetore nuk raportohen vendimet gjyqësore si shpenzime buxhetore. Kjo krijon kushte për grumbullimin e kamatëvonesave.

“Sipas llogarisë në sistemin e thesarit, stoku i detyrimeve të prapambetura më datën 31.12.2019 është 17,279 milionë lekë, nga të cilat 8,372 milionë lekë i përkasin njësive të qeverisjes qendrore dhe 8,907 milionë lekë njësive të vetëqeverisjes vendore. KLSH, konstaton një numër të lartë rishikimesh të fondeve buxhetore përfshirë këtu 1169 projekte për investime me financim të brendshëm, me një ndryshim buxheti neto prej 4.13 miliardë lekë. Kërkesat për rialokime fondesh, sipas SIFQ janë bërë nga 612 njësi ekonomike. Ky fenomen vihet re i përhapur edhe në projektet e njësive të qeverisjes vendore ku rezultojnë rialokime për rreth 1500 kode projektesh me financim të fondeve të veta nga rreth 100 njësi: bashki dhe njësitë e tyre varësisë.” – shtoi kreu i KLSH-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *