Vendosni fjalën kyçe....

Basha u premton mësuesve: Brenda mandatit të parë do keni pagë minimale 700 euro


Kreu i PD-së, Basha, u ka premtuar mësuesve se nën qeverisjen e PD-së rroga më e ulët e një arsimtari do jetë 700 euro.

Në takimin e sotëm me arsimtarë nga shkollat e vendit, Basha lëshoi akuza ndaj kryeministrit Rama lidhur me masat e marra ndaj pandemisë Covid-19.

Sipas tij, qeveria nuk ka përmbushur asnjë detyrim ndaj qytetarëve dhe se mban përgjegjësi të plotë për kolapsin në të cilin ndodhet vendi.

“Me planin tonë gjëja e parë që do të bëjmë, është që niveli i financimit për arsimin në tërësi, duke përfshirë arsimin parauniversitar në veçanti do të jetë jo më pak se në vendet e rajonit dhe do të synojë si përqindje e buxhetit, përqindjen e buxhetit si Bashkimi Europian me një qëllim. Qëllimi i përqasjes tonë do të jetë që brenda 4-vjeçarit tonë të parë rroga minimale e arsimtarit shqiptar të jetë 700 euro në muaj, minimalja. Dhe kjo,është plotësisht e mundur duke pasur parasysh emergjencën në të cilën gjendet ky sistem dhe duke pasur  parasysh rezervat financiare që do të krijohen kur një qeveri që ju përgjigjet njerëzve.” – tha ndër të tjera Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *