Vendosni fjalën kyçe....

Judicial Watch: Në 353 qarqe në SHBA kishte 1.8 milionë votues të regjistruar në mënyrë të paligjshme


Judicial Watch ka pohuar se një hulumtim i bërë në shtator nga grupi, ka zbuluar se në 353 qarqe të SHBA-së kishte 1.8 milionë votues më shumë të regjistruar sesa shtetas me të drejtë vote.

Në një deklaratë të bërë nga grupi konservator thuhet se ai e ka paralajmëruar prej kohësh këtë parregullsi dhe rrezikun e manipulimit në zgjedhjet presidenciale.

Zbulimi i numrit më të lartë të votuesve të regjistruar sesa ata me të drejtë vote të ligjshme u bë pas përpunimit të të dhënave të postuara në internet nga vetë shtete.

Këto të dhëna u krahasuan më pas me vlerësimet më të fundit të popullsisë pesë vjeçare të Byrosë së Regjistrimit, të mbledhura nga Anketa e Komunitetit Amerikan (ACS) nga viti 2014 deri në vitin 2018.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *