Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania i dhuron 22 mjete Policisë Kufitare të Shqipërisë


Policia gjermane ka dhuruar 22 automjete për Policinë Kufitare Shqiptare si dhe pajisje teknologjike dhe radio ndërlidhëse.

Në ceremoninë e dorëzimit të tyre, organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, morën pjesë Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, drejtues të lartë të PSH dhe efektivë të Policisë Kufitare.

Në fjalën e tij, ministri Lleshaj falënderoi ambasadorin gjerman për ndihmën e madhe në drejtim të policisë shqiptare, që numëron rreth 90 automjete të dhuruara në dy vitet e fundit.

Ai theksoi po kështu se qeveria shqiptare po rrit kapacitetet e Policisë Kufitare për kontrollin sa më mirë të kufijve të vendit dhe rritjen e sigurisë.

“Në kuadër të përpjekjes tonë për anëtarësim në këtë BE, ne duhet dhe po i koordinojmë më së miri përpjekjet për t’i kontrolluar dhe menaxhuar këto flukse migratore, e për të mundësuar që përmes kontrollit, të parandalohet sidomos risku i shtuar për sigurinë që lidhet me këtë fluks. Dihet që flukset migratore po njohin prej kohësh rritje të vazhdueshme, edhe në vitin 2020 flukset migratore që kalojnë përmes Shqipërisë dhe synojnë të vijojnë drejt vendeve europiane janë rritur, me një rritje të djeshme. Por, po në mënyrë të ndjeshme është rritur edhe bashkëpunimi dhe përpjekja jonë, për ta kontrolluar më mirë kufirin. Falë edhe faktit që tashmë ne nuk e kontrollojmë vetëm kufirin tonë por e kontrollojmë në bashkëpunim me FRONTEX. Dihet që FRONTEX, po zbaton një operacion për kontrollin e kufirit të Shqipërisë për të parën herë në një vend jashtë BE.” – tha ndë të tjera Lleshaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *