Vendosni fjalën kyçe....

Milan pranon humbjen e parë pas 24 sfidash, mundet nga Lille në Ligën e Evropës


AC Milan me në fund është mundur. Kjo ka ndodhur në Europa Ligë ku skuadra franceze e Lille e ka mposhtur në San Siro me rezultat 0-3 skuadrën italiane. Milan ishte pa humbje 24 ndeshjet e fundit dhe në këtë ndeshje ishte cilësuar si favorit por kaq e kishte ecuria pozitive e Piolit

Milan është thyer me në fund pas 24 ndeshjeve nga skuadra franceze Lille.

Asgjë nuk shkoi mirë sonte në këtë ndeshje për kuqezinjtë ku ishte Yaziqi ai që ishte kreator i fitores se Lille në Milano.

Goli i parë për Lille erdhi në minutën e 22-të ku u akordua penallti për Lille, shumë e dyshimtë. Penalltinë në gol e shndërroi Yaziqi.

Në pjesën e dytë Lille do të kishte disa kundërsulme të shpejta të cilat rezultuan me dy gola të tjerë.

Të dy këta gola do t’i realizonte Yaziqi, njërin në minutën e 55-të kurse tjetri në minutën e 58-të.

Milan u mundua që të bënte diçka në këtë ndeshje por kot pasi që skuadra franceze u mbrojt mirë dhe arriti t’i marrë me vete në shtëpi 3 pikë të cilat e dërgojnë atë në vendin e parë në Grupin H, duke lënë pas Milanin që është në pozitën e dytë me 6 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Celtic është mposhtur në shtëpi nga Sparta Praga me rezultat 1-4. Sparta tani është në vendin e tretë me tri pikë kurse Celtic mbetet me një pikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *