Vendosni fjalën kyçe....

Vetëkarantinohet kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus


Vetëkarantinohet kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ai e bëri të ditur vetë lajmin përmes një postimi në “Twitter”, ku tregon se është identifikuar si kontakt i një personi që ka dalë pozitiv në testin për koronavirus por jo se ka rezultuar vetë pozitiv.

Ai thotë se ndihet mirë dhe se nuk ka simpotoma, por se do të vetëizolohet për të zbatuar protokollet e OBSH-së.

“Unë jam identifikuar si një kontakt i dikujt që ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Unë jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetëkarantinohem gjatë ditëve të ardhshme, në përputhje me protokollet e OBSH-së, dhe do të punoj nga shtëpia.”– thotë Tedros.

Tedros Adhanom Ghebreyesus ka qenë në ballë të përgjigjes globale ndaj pandemisë së Covid-19, e cila ka prekur mbi 46 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar mbi 1.2 milion viktima.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *