Vendosni fjalën kyçe....

Meta publikon videon: Përdhosja e Kushtetutës në vitin 2008 na solli këtu ku jemi, u bllokua çelja e negociatave


Presidenti Meta ka theksuar se votëbesimi që miratoi Kushtetutën e vitit 1998 është përdhosur disa herë dy dekadat e fundit.

Kreu i Shtetit shkruan në rrjetet sociale se Kushtetuta 1998 është miratuar me konsensus e për këtë arsye mori votën e popullit.

“Miratimi i Kushtetutës në vitin 1998, mbi të gjitha ishte konsensual, pikërisht për shkak se mori votëbesimin e popullit. Për fat të keq, ky votëbesim është përdhosur disa herë përgjatë këtyre dy dekadave, me ndryshime kushtetuese të nxituara, të pakonsultuara dhe të udhëhequra nga interesa politike afatshkurtra.” – shkruan Meta.

Presidenti përmend rastin e vitit 2008 të prekjes së Kushtetutës si veprimin që goditi sistemin parlamentar dhe solli vendinnë pikën ku ka mbërritur sot.

Sipas Metës, votimi që bënë socialistët dhe ata të opozitës parlamentare për Kodin Zgjedhor, kanë llokuar çeljen e negociatave të Shqipërisë deri në zgjedhjet e tjera pas 25 prillit.

“Precedenti i parë ishte ai i vitit 2008, që i dha një goditje në zemër sistemit parlamentar dhe na çoi këtu ku jemi sot, nga demokracia parlamentare, në demokracinë e kryetarëve dhe të oligarkëve.

Kjo është arsyeja pse 97 copë deputetë e refuzuan apelin e Bashkimit Europian dhe votuan për bllokimin e çeljes së negociatave, jo deri në 25 prill 2021, se kjo është e padiskutueshme, por deri në zgjedhjet e tjera të pas 25 prillit 2021.” – mbyll reagimin Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *