Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Përgjegjësi për situatën pandemike është Rama, sistemi shëndetësor ka kolapsuar


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë sërish në një bashëkbisedim me gazetarët për të folur për situatën në vendin tonë.

Basha i ndal te situata pandemike në vend duke thënë se sistemi shëndetësor ka kolapsuar. AI solli rastin e të afërmeve duke thënë se u ishte refuzuar testimi nga ISHP-ja.

Në 24 orët e fundit e kam parë nga afër se sa i kolapsuar është sistemi shëndetësor, duke u angazhuar me 4 raste të afërmish me COVID. Pavarësisht kërkesave të këtyre rasteve, testimi i pacientëve është refuzuar nga ISHP. Mungesa e testimeve, përpjekje e qëllimshme për të fshehur të vërtetën. Shifrat e raportuara, nuk përfshijnë me qindra raste që as nuk testohen, as nuk kurohen nga sistemi shëndetësor”-deklaroi kryedemokrati.

Basha bëri përgjegjës kryeministrin Edi Rama duke theksuar se mostestimi ka sjellë përhapjen e rasteve.

Refuzimi i organizuar i testimit të të sëmurëve, përgjegjësi personale e Edi Ramës. Përhapja e shpejtë e infeksionit pasojë e mostestimit dhe mostrajtimit të mijëra rasteve me COVID. Pjesa dërrmuese e qytetarëve nuk përballojnë dot çmimet e larta të ilaçeve. Pensionistët, qytetarët më të varfër, kanë edhe shpenzimet më të larta për ilaçe. Përgjegjësi i kësaj situate është zhdukur dhe ka inskenuar bredhje Tiranë-Kukës i shoqëruar nga autokolona mbrojtjeje. Refuzon të japë përgjigje për mosblerjen e tamponëve dhe disbursimin e parave për  oligarkët në kohë pandemie. Refuzon të përgjigjet pse hap para kamerave disa herë spitalin COVID 3 dhe nuk e hap asnjë ditë për pacientët. I fshihet pyetjes se përse nuk paguan bonusin për mjekët dhe infermierët”-tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *