Vendosni fjalën kyçe....

Mjekëve me koronavirus në Belgjikë u kërkohet të vazhdojnë punën


Mjekëve në qytetin belg të Liège-s u është kërkuar të vazhdojnë punën edhe nëse kanë koronavirus për shkak të rritjes së rasteve dhe shtrimeve në spital.

Siç shkruan BBC, rreth një e katërta e stafit mjekësor atje thuhet se janë të sëmurë me Covid-19.

Tani 10 spitale kanë kërkuar që personeli që ka rezultuar pozitiv por nuk ka simptoma të vazhdojë të punojë.

Kreu i Shoqatës Belge të Sindikatave Mjekësore i tha BBC-së se ata nuk kishin zgjidhje tjetër nëse donin të parandalonin shembjen e sistemit spitalor brenda ditësh.

Dr.Philippe Devos pranoi se ekzistonte një rrezik i dukshëm i transferimit të virusit tek pacientët.

Një në tre persona të testuar po dalin pozitiv për virusin e ri në qytetin belg lindor. Spitalet po transferojnë pacientët diku tjetër dhe po anulojnë operacionet jo urgjente, disa ditë pasi Ministri i Shëndetësisë Frank Vandenbroucke paralajmëroi se vendi ishte afër një “cunami” të infeksioneve ku autoritetet “nuk kontrollojnë më atë që po ndodh”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *