Vendosni fjalën kyçe....

Shtatë mësues në Korçë infektohen me Covid-19


Shtatë mësues të shkollës “Sotir Gurra” në Korçë janë infektuar me Covid-19.

“BalkanWeb” raporton se konfirmimi vjen nga burime zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit ndërsa shtojnë se nesër nxënësit e kësaj shkolle nuk do shkojnë në mësim, pasi e gjitha godina do t’i nënshtrohet dezinfektimit total duke u zbatuar protokolli i sigurisë.

Ditën e sotme të gjithë mësuesve, kontakteve të afërta të kësaj shkolle u janë marrë tamponat ndërsa janë izoluar deri në pritjen e rezultatit.

Disa prej mësuesve kanë dalë pozitivë dy ditë më parë, ndërsa sot kanë rezultuar pozitivë edhe pjesa tjetër e tyre.

Vendimi për mbylljen e dyerve të kësaj shkolle është marrë nga Drejtoria Rajonale e Arsimit në zbatim të protokollit të sigurisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *