Vendosni fjalën kyçe....

Automjeti aksidentohet nga në ndjekje nga policia në Pogradec, dyshohet se transportonte shtetas të huaj


Një automjet i mbushur me emigrantë sirianë, pasi ka pikasur policinë është përpjekur të largohet me shpejtësi duke ecur kundravajtje në rrugë.

Rasti është regjistruar mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Enkelana” në hyrje të qytetit të Pogradecit.

Për pasojë, mjeti është përplasur me bordurën anësore.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe dyshohet të ketë pasur rreth 4-5 refugjatë në makinë.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të një mjeti tjetër tip Benz që hapte rrugën për mjetin tip “ML” me refugjatë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *