Vendosni fjalën kyçe....

Erdogan thirrje për bojkot të prodhimeve franceze: Në Europë, armiqësia ndaj Islamit është bërë politikë shtetërore


Në një përshkallëzim të përplasjeve mes Francës e Turqisë dhe akuzave të Ankarasë ndaj Parisit se po toleron dhe nxit islamofobinë, presidenti i Turqisë bëri thirrje për një bojkot publik të gjerë të mallrave të prodhuara në Francë.

“Këtu unë u thërras njerëzve të mi, mos i komplimentoni kurrë markat franceze, mos i blini.” – tha Erdogan gjatë një takimi me qytetarët në kryeqytetin e vendit, Ankara.

“Siç thonë disa në Francë, ‘Mos blini mallra të markës turke’, populli turk duhet të shmangë mallrat e markës franceze.” – shtoi ai.

Erdogan tha më tej se armiqësia ndaj Islamit dhe myslimanëve është bërë politikë shtetërore në disa vende evropiane, një politikë që gëzon mbështetje në nivele të larta.

“Veçanërisht në të gjithë vendet evropiane, ne shohim se armiqësia ndaj Islamit dhe myslimanëve përhapet nëpër shoqëri si murtaja. Vendet e biznesit, shtëpitë, vendet e adhurimit dhe shkollat ​​që u përkasin myslimanëve sulmohen nga racistët dhe grupet fashiste pothuajse çdo ditë.” – theksoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *