Vendosni fjalën kyçe....

Politikani i opozitës Leopoldo Lopez arratiset nga Venezuela


Politikani i opozitës venezueliane Leopoldo Lopez ka braktisur rezidencën e ambasadorit spanjoll në Karakas, për t’u larguar nga vendi.

Kjo vjen pas më shumë se një viti që Lopez kërkoi strehim atje për t’i shpëtuar arrestit shtëpiak.

Siç shkruan Reuters, njerëz pranë tij thanë se Lopez po shkonte për në Kolumbi, megjithëse nuk ishte e qartë nëse ai kishte mbërritur tashmë.

Lopez u burgos në vitin 2014 pasi udhëhoqi protestat kundër presidentit Venezuelës, Nicolas Maduro, ndërsa u lirua përkohësisht në vitin 2017. Nga arresti shtëpiak, ai ishte mentor i Juan Guaidos, që asokohe ishte një delegat i ri në partinë e tyre të Vullnetit Popullor.

Në fillim të vitit të kaluar, Guaido u zgjodh kreu i kongresit të kontrolluar nga opozita dhe më pas u deklarua president i përkohshëm, në një përpjekje për të zbritur nga pushteti Maduron.

Në prill të vitit 2019, kur Guaido nxiti një revoltë të shkurtër ushtarake kundër Maduros, Lopez u shfaq përsëri në rrugë përkrah tij. Lopez kërkoi fillimisht strehim në rezidencën diplomatike të Kilit dhe më pas në shtëpinë e ambasadorit spanjoll.

Gruaja e Lopez-it, Lilian Tintori, u nis për në Spanjë atë maj së bashku me vajzën e tyre.

“Jam jashtëzakonisht e lumtur që Leopoldo Lopez mund të jetë përsëri me familjen e tij në liri”- shkroi Maria Corina Machado, një udhëheqëse e një partie tjetër të opozitës në Venezuelë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *