Vendosni fjalën kyçe....

Eurodeputetët votojnë për “hamburgerat e salçiçet bimore”, synojnë ndalimin e ngrohjes globale


Produktet me bazë bimore të shitura në BE do lejohen të quhen ‘hamburger’, ‘salçiçe’ e ‘biftek’, megjithëse nuk përmbajnë fare mish, tha Parlamenti Evropian.

Të premten, eurodeputetët votuan për të refuzuar propozimin nga fermerët, të cilët këmbëngulën se etiketimi i zëvendësuesve vegjetarianë me terma që zakonisht lidhen me produktet e mishit ishte mashtrim për konsumatorët.

Vazhdimi i kësaj praktike do të hapte një ‘kuti Pandore’ të formulimeve konfuze, paralajmëroi Shoqata Evropiane e Fermerëve, Copa-Cogeca.

“Unë jam duke shkuar për të festuar me një hamburger bimor.” – tha Jytte Guteland, një ligjvënëse e BE-së nga Suedia, pasi kolegët e saj vendosën të linin termat ‘hamburger bimor’, ‘suxhuk bimor’ dhe ‘biftek soje’ në menutë e restoranteve dhe raftet e dyqaneve në të gjithë Evropën.

Organizata Evropiane e Konsumatorit (BEUC) gjithashtu u gëzua për vendimin, duke vlerësuar eurodeputetët për ‘qenien e tyre në të njëjtën mendje’.

Grupi ndau qëndrimin e Greenpeace, WWFN dhe organizatave të tjera mjedisore se promovimi i produkteve me bazë bimore ishte në përputhje me politikat e BE-së për të ndaluar ngrohjen globale.

Votimi nga eurodeputetët nuk është përfundimtar, megjithëse rregullat e etiketimit janë pjesë e një pakete më të madhe të politikës bujqësore të BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *