Vendosni fjalën kyçe....

I intubuar te Shefqet Ndroqi, ndërron jetë 21-vjeçari nga Elbasani


Një 21-vjeçar i cili ishte infektuar me virusin e ri korona dhe merrte trajtim në spitalin Shefqet Ndroqi në Tiranë ka ndërruar jetë.

I riu nuk ia ka dalë të fitojë betejën me virusin për shkak të komplikacioneve të rënda.

Ai kishte sëmundje të tjera shoqëruese, raporton Report Tv.

Në ditët e fundit shifrat e infektimeve janë rritur ndjeshëm, ndërsa numri i personave që humbin jetën vijon të mbetet në shifra të njëjta.