Vendosni fjalën kyçe....

La samitin dhe u fut në karantinë, Ursula von der Leyen merr përgjigjen e testit për Covid-19


Dalin përgjigjet e testit për Covidin të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Vetë der Leyen ka zbuluar përmes një postimi në “Twitter” se nuk është e prekur nga Covid-19 pasi edhe njëherë tjetër ka rezultuar negative.

“Jam e lumtur t’ju njoftoj se rezultati i testit tim të fundit për koronavirus është negativ. Dje e bëra… Faleminderit për mbështetjen tuaj. Kujdesuni për veten!”– shkruan presidentja e KE-së.

Presidentja e Komisionit Europian u largua nga samiti në Bruksel të enjten e kaluar për t’u vetëizoluar, pasi një anëtar i zyrës së saj kishte rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Kjo është hera e dytë për Von der Leyen brenda muajit tetor, që futet në karantinë dhe i nënshtrohet testeve për Covid-19.

Më 5 tetor Von der Leyen ishte vetë-izoluar pasi takoi një person që më vonë doli pozitiv për Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *