Vendosni fjalën kyçe....

Mori pjesë në një takim me të infektuarin me Covid, vetëkarantinohet Ursula Von Der Leyen



Vetëkarantinohet nga frika se mund të jetë infektuar me koronavirus edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo ka njoftuar sot se do të jetë në vetëizolim deri nesër pasi mori pjesë në një takim me një person i cili rezultoi i infektuar.

“Unë u informova se një person pjesëmarrës në takimin e të martës së kaluar ku isha e pranishme, doli dje pozitiv për COVID-19. Prandaj, sipas rregulloreve aktuale, do të vetëizolohem deri nesër në mëngjes. Kam dalë negative në një test të enjten dhe do të testohem përsëri sot”– tha Von der Layen në një postim në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *