Vendosni fjalën kyçe....

Dendias pritet me thirrjet “turp, turp” – Tensione në protestë


Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ka mbërritur në Tiranë dhe ka filluar zyrtarisht vizitën e tij zyrtare 1-ditore.

Protestuesit e kanë pritur me thirrjet“turp, turp”, ndërsa policia i ka bllokuar. Ata nuk mundën jo vetëm t’i afroheshin eskortës së ministrit grek, por tani s’munden dot as të largohen.

Kjo ka nxitur përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, që ka shoqëruar një pjesë të protestuesve në komisariat.

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka reaguar i nervozuar kundër forcave të policisë.

“E rujtën, iku si zotëri bashkë me 12 miljet. Kjo është policia rrumpallë, s’ju vjen turp s’vju vjen për Shqiponjën që keni.

Në vend të na lejojë. E ruajtën bravo i qoftë, e rujtën mos t’i gjuanim ne me fjalë, tani na kanë bllokuar ne e s’e dimë ku të shkojmë.

Nëse e keni shqiponjën në ballë kapni ato të Vorio Epirit në Jug, por jo ne. Kur ju bllokojnë ju në kufi, bllokojini dhe ju ata në kufi.”– deklaroi Idrizi.

Në një moment tensioni, Idrizi i drejtohet njërit prej policëve: “Ore të paguajmë ne, s’të paguan greku”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *