Vendosni fjalën kyçe....

Gratë naftëtare në ditën e dytë të grevës: Të sensibilizohen me ne të gjitha gratë e Shqipërisë


Sot është dita e dytë e grevës së grave naftëtare të Ballshit, e pjesa më e madhe e tyre vuajnë nga tensioni i lartë.

Mjekët e spitalit të Mallakastrës kanë mbërritur pranë ambienteve ku po qëndrojnë gratë naftëtare në grevë, të cilat thonë se do t’i marrin medikamentet nga aty, pa u shoqëruar në spital.

Grevistet i kanë bërë thirrje të gjithë grave në vend që të sensibilizohen me to për të fituar këtë betejë për të drejtat e tyre. Po ashtu një thirrje e kanë dhe për ambasadoret gra.

Dy janë kërkesat: marrja e 26 pagave të prapambetura si dhe rifillimin i punës në Uzinë.

“Është dita e dytë e grevës dhe unë jam një pjestare e grevës, jam laborante në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh prej 34 viteësh dhe sot gjendem pa asnjë të ardhur familjare. Kemi hyrë në këtë grevë prej kushteve ekonomike dhe duam të na paguajnë pagat e prapambetura dhe rfillimin e punës. Repartet janë në gjendje pune. Me një investim të vogël uzina fillonn në punë. Ne jemi pjestarë të kësaj uzine, me ato 10 milion euro që ndodhet në uznë të lajë rrogat e prapambetura të punëtorëve dhe të diskutojë për rifillimin e punës.

Ne jemi sensibilizuar me grevën e shokëve tanë dhe do ta vazhdonim dhe ditë më parë. E shikonim që qeveria nuk do e vinte shumë ujin në zjarr dhe këtë grevë menduam ta fillojnë gratë. Kërkesat tona janë më se të realizueshme pagat e prapambetura nuk janë lëmoshë, dhe rifillimin e punës kaq kërkojmë. Gratë e gjithë Shqipërisë të sensibilizohen me gratë e uzinës. Një thirrje edhe për ambasadoret femra, ta kuptojnë në çfarë gjendje jemi ne këtu, është shumë e vështirë gjendja”, tha njëra nga naftëtaret.

Jashtë mjediseve të grevës ka dhe punonjës të Uzinës të cilat janë në mbështetje të grevistëve.

Kujtojmë se dje, në ditën e 18 të grevës së urisë, dolën burrat dhe hynë gratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *