Vendosni fjalën kyçe....

Dorjan Teliti i përgjigjet Ramës: Shëndetësia nuk është fasadë me tulla e llaç


Partia Demokratike ka sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me situatën në Shëndetësi.

Drejtori i Kabinetit dhe eksperti i PD-së, Dorian Teliti, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama duke i kujtuar shifrat e largimit të bluzave të bardha nga vendi. Ai thotë se baza e shërbimit shëndetësor janë stafi i mjekëve dhe infermierëve. Sipas tij, shëndetësia në Shqipëri është e nën financuar me vetëm 3% të PBB-së.

“Shëndetësia nuk është thjesht tullat e atyre pak investimeve të viteve të fundit, por baza e shërbimit të saj janë stafet e mjekëve dhe infermierëve që punojnë në to.

Gjatë viteve të fundit janë rreth 950 mjekë që janë larguar nga Shqipëria, aktualisht sot jemi vendi me numrin më të vogël të mjekëve për frymë, vetëm 1.2 mjekë për 1mijë banorë, ndërkohë që vendet fqinje janë disa herë më mirë se ne.

Shëndetësia në Shqipëri është e nën financuar me vetëm 3% të PBB-së dhe nëse vazhdon të lihet pas dore gjendja thjesht do të përkeqësohet akoma më shumë.

Koha nuk pret, rritje pagash dhe investime të qënësishme janë domosdoshmëri për të përmirësuar sistemin tonë shëndetësor.”- shkruan Teliti. Reagimin e tij Teliti e shoqëron me shifrat e stafit mjekësor në Shqipëri, të krahasuara me shifrat në vendet e rajonit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *