Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Shqipëria duhet të forcojë shtetin ligjor, më shumë investime amerikane do vijnë


Në 20-vjetorin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Ambasadorja e SHBA-ve, në Tiranë, Yuri Kim bëri apel që të përmirësohet klima e biznesit në Shqipëri.

Sipas saj një shtet i fortë ligjor do të thotë më shumë investime të huaja.

Që kur kam mbërritur këtu në janar kam qenë dëshmitare e drejtpërdrejt e sfidave me të cilat përballet komiteti i biznesit dhe investitorët e huaj në Shqipëri. Të gjithë e dimë që shteti ligjor duhet të forcohet dhe të përmirësoj integritetin e tij në mënyrë që investimet e huaja kuptimplota të vijnë në vend. Ekziston një mundësi dhe potencial i pabesueshëm këtu për të rritur ekonominë. Nuk është e vështirë ta shesësh Shqipërinë. Nëse bëhet siç duhet Shqipëria ka një qasje të jashtëzakonshme me botën përmes portit dhe pozicionit të saj strategjik si pikë hyrëse në Evropë”, deklaroi ambasadorja amerikane.

Ambasadorja Kim theksoi se Shqipëria dhe SHBA-ja nënshkruan memorandumin ekonomik që do çojë në një nivel tjetër marrëdhëniet ekonomike.

Është koha të rrisim mundësitë të punojmë së bashku që të prodhojmë begati për të dy palët. Me 3 tetor SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin e parë të bashkëpunimit ekonomik mes vendeve tona, është një arritje domethënëse, historike dhe do të ndihmojë për të ngritur marrëdhëniet tona ekonomike në të njëjtin nivel me marrëdhëniet tona dypalëshe politike që tani janë jashtëzakonisht të thella”- tha Kim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *