Vendosni fjalën kyçe....

Mediat raportojnë sherr mes mbështetësit të Xhelal Mziut dhe djalit të Shemsi Premcit, ish-kryebashkiaku nxjerr foton dhe përgënjeshtron lajmin


Ditën e sotme në qarkun e Tiranës u zhvilluan zgjedhjet për kanidatët për deputet për Partinë Demokratike.

Në Kamëz, disa media si Shqiptarja.com dhe Gazeta Tema apo CNA raportuan se pati një sherr mes një mbështetësi të ish-kryetarit të Bashkisë Xhelal Mziu dhe Jetmir Premcit.

Sipas Shqiptarja.com shtetasit Jetmir Premci dhe Darvin Zalla kanë shkuar dhe në spital por kanë dalë pa bërë denoncim.

Nga ana tjetër Xhelal Mziu ka përgënjeshtruar lajmin duke publikuar foto me Jetmir Premcin dhe Darvin Zallën duke shigjetuar dhe pronarët e të dyja mediave.

“Live me miq të mirë!

Sot mbyllëm me sukses një nga proçeset më demokratike jo vetëm në Shqipëri por për të gjithë rajonin.

Nga lajmet dashakeqëse të Naltmadhnisë me larvat e tij Carlo Bolino dhe Mero Baze gjeta shkas të festoj me miqtë e mi Darvin Zalla banor i njësisë 5 dhe Jetmir Prençi banor i njësisë 7, njëkohësisht djali i mikut tim Shemsi Prençi!”-shkruan Mziu.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *