Vendosni fjalën kyçe....

Një person i arrestuar në Skrapar për kultivim narkotikësh, procedohen dy kryepleqtë


Një 44-vjeçar banues në fshatin Teman të Poliçanit është arrestuar pasi në afërsi të stanit të tij në fshatin Tërpan u gjetën të kultivuara një sasi bimësh narkotike.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë edhe dy kryepleqtë e fshatrave Teman dhe Tozhan me akuzën e “Mos kallëzimit të krimit”.

Njoftimi i plotë:

Evidentohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Arrestohet autori i tentativës për kultivim.

Procedohen në gjendje të lirë dy kryepleq fshatrash dhe dy shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar bimë narkotike cannabis sativa të kultivuara në territorin e fshatit Tërpan.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin:

Sh. S., 44 vjeç, banues në fshatin Teman, Poliçan, pasi në afërsi të stanit të tij në fshatin Tërpan, u gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. S., 40 vjeç, banues në fshatin Teman dhe B. L., 52 vjeç, banues në fshatin Tozhan, të dy me detyrë kryeplak, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Moskallëzim krimi”.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit M. S., 41 vjeç dhe A. S., 29 vjeç., të dy banues në fshatin Teman, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *