Vendosni fjalën kyçe....

Skandali financiar, Manchester City rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve


Shefi i hetimit financiar të UEFA-s ka pohuar se Manchester City mund të përballet me përjashtim nga Liga e Kampionëve mbi mashtrimin e pretenduar prej 60milionë stërlinash, të zbuluar gjatë skandalit të “Football Leaks”.

“Telegraph Sport” zbuloi më herët muajin e kaluar se si organi qeverisës i futbollit evropian po konsideronte një pezullim ndaj kampionëve të Premierligës mbi shkeljet e mundshme në rregullat financiare të Fair Play-t.

Yves Leterme, kryetari dhe shefi i hetimeve të Trupit të Kontrollit Financiar të UEFA-s, ka thënë se klubi anglez do përballet me “dënimin më të rëndë” nëse dëshmitë vërtetohen.

Zyrtarët e lartë të UEFA-s, të cilët vendosën sanksione kundër Manchester City-t në vitin 2014, janë veçanërisht të tërbuar nga skedat e rrjedhura në vitin 2015, të cilat pretendojnë se 60 milionë stërlina janë paguar drejtpërdrejt në arkat e klubit nga pronari i tyre arab, por janë deklaruar si sponsorizim për t’u fshehur.

“Nëse ajo që është shkruar është e vërtetë, mund të ketë një problem serioz,” tha ai në një intervistë të përkthyer nga revista gjermane Der Spiegel.

“Kjo mund të çojë në dënimin më të rëndë: përjashtimin nga garat e UEFA-s.” – shtoi ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *