Vendosni fjalën kyçe....

Shkencëtarët që zbuluan virusin e Hepatit C fitojnë Çmimin Nobel në mjekësi


Tre shkencëtarë që zbuluan virusin Hepatiti C kanë fituar Çmimin Nobel në 2020 për Mjekësi ose Fiziologji.

Fituesit janë shkencëtari britanik Michael Houghton dhe studiuesit amerikanë Harvey Alter dhe Charles Rice.

Komiteti i Çmimit Nobel tha se zbulimet e tyre “shpëtuan miliona jetë”.

Virusi është një shkak i zakonshëm i kancerit të mëlçisë dhe një arsye kryesore pse njerëzit kanë nevojë për një transplant të mëlçisë.

Në vitet 1960, ekzistonte shqetësimi i madh se njerëzit që merrnin gjak të dhuruar po merrnin hepatit kronik (inflamacion të mëlçisë) nga një sëmundje e panjohur, misterioze.

Komiteti i Çmimit Nobel tha se një transfuzion gjaku në atë kohë ishte si “ruletë ruse”.

Testet shumë të ndjeshme të gjakut nënkuptojnë që raste të tilla tani janë eleminuar në shumë pjesë të botës dhe gjithashtu janë zhvilluar ilaçe efektive anti-virale.

“Për herë të parë në histori, sëmundja tani mund të shërohet, duke rritur shpresat për çrrënjosjen e virusit të Hepatitit C nga bota,” tha komiteti i çmimit.

Megjithatë, ka 70 milion njerëz aktualisht që jetojnë me virusin, i cili ende vret rreth 400,000 në vit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *