Vendosni fjalën kyçe....

“Pasaporta shqiptare për lojtarin e Tiranës”- Vijojnë replikat mes zëdhënësit të Metës dhe gazetës TemA


Mes gazetës TemA të botuesit Mero Baze dhe zëdhënësit të Presidentit Ilir Meta, kanë vijuar replikat për çështjen e pasaportës shqiptare për lojtarin e Tiranës.

Në një reagim të dytë, Tedi Blushi, ka publikuar kërkesën e Klubit të Tiranës ku kërkonte nga Presidenti që të jepte nënshtetësinë për lojtarin e saj Winnful Cobbinah.

Sipas Blushit kjo është përgjigjja ndaj titullit të gazetës TemA se dhënia e pasaportës ishte e pabazuar në ligj.

Ai shton se “Rilindjes” nuk i intereson imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë.

Meqënëse zëdhënësi i Tao Qylit, nëpërmjet një reagimi në gazetën e tij, bëri një hap pas, kërkoi falje dhe u tërhoq nga akuzat dhe etiketimet e poshtra si “grup terrorist” ndaj ekipit të FK Tirana, jemi të detyruar të publikojmë kërkesën mbështetur në Kushtetutë të këtij klubi drejtuar Presidentit të Republikës për lojtarin “terrorist”.

Rilindjes nuk i intereson përfaqësimi dinjitoz në arenën ndërkombëtare të ekipeve tona, që përherë do të meritojnë vëmendjen e Presidentit Meta, edhe si pjesë e përgjegjësive të Tij kushtetuese.

Rilindjes nuk i intereson imazhi ndërkombëtar i Shqipërisë, prandaj po e turpëron kryesimin e OSBE-së dhe po e pengon prej vitesh hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE”-shkruan Blushi.

Por si nisën repiktat?

Fillimisht e para që hapi debatin ishte Gazeta TemA e cila nëpërmjet një shkrimi me titull “Skandali: Ilir Meta bën futbollistin afrikan me pasaportë shqiptare në mënyrë të paligjshme”, akuzonte se Presidenca ka shkelur ligjin për dhënien e nështetësisë për personat e huaj.

Pas këtij shkrimi ka ardhur reagimi i Tedi Blushit i cili thoshte se gazeta e cilësonte nëpërmjet këtij artikulli klubin e Tiranës si organizatë kriminale.

Ky reagim ka sjellë që Gazeta TemA t’i kushtojë një shkrim tjetër kësaj çështje duke shkruar në portalin e saj shkrimin me titull “ Ilir Meta lëshon Blushin e tij kundër Gazetës TemA”.

Kjo ka detyruar që Blushi të reagojë sërish dhe të publikojë sqarimin se pse u dha nënshtetësia për futbollistin e Tiranës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *