Vendosni fjalën kyçe....

Erion Veliaj: Partia numër një është familja, pastaj të tjerat


Kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj, ka thënë sot se partia numër një është familja.

Teksa vizitoi një pallat në njësinë 2 në kryeqytet, i ndërtuar me Fondin e Komunitetit, kreu i bashkisë tha se qytetarët e Tiranë mund të jenë pjesë e cilësdo parti që duan e të votojnë kë të duan por partia numër 1 është familja.

“Ti mund të rrish me partinë tënde, voton kë të duash ti, por mos ngatërroni partinë me familjen, se partia numër një është familja. Për sa kohë janë 30 familje, 28 bien dakord, janë 2 që thonë jo, ngaqë janë me filan parti, kjo është një marrëzi. Partia numër një është shtëpia jote, familja jote, gjaku yt, pastaj vijnë partitë e tjera. Unë e kam për shumë krenari që jam socialist, por nuk them jam gati të më pikojë tarraca për partinë, veç ai i partisë tjetër të mos ma rregullojë.” – tha Veliaj.