Vendosni fjalën kyçe....

Ironia e Ramës për presidentin e opozitën: Ata janë shalqinj të provuar disa herë, të papjekshëm


Në konferencën e sotme për shtyp me gazetarët, kreu i qeverisë nuk ngurroi të ironizonte presidentin Meta lidhur me çështjen e detit me Greqinë.

Në përgjigjen e tij, kryeministri Rama tha se Meta, Basha, Berisha e Kryemadhi kanë armiq imagjinarë duke iu referuar çështjes në fjalë.

“Ka edhe një koleg tuajin që po lexoj që thotë; ‘O Ramë, lërë ekonominë po shif atdheun, se po ta merr greku’. Një përgjigje shumë të thjeshtë. Atdheun nga greku mbroje me Liken, edhe Lulin, edhe Saliun, edhe Monikën me kanoe. Mbroni atdheun nga grekët, bile bjeri edhe nga Vjosa se Iliri po mbron edhe Vjosën tani. Vazhdoni mbroni gjithë ujërat e Shqipërinë dhe nga grekët dhe gjithë armiqtë imagjinarë të Ilirit, Lulit, Saliut dhe Monikës.” – tha Rama.

Ai vijoi ironinë duke i quajtur shalinj të papjekshëm teksa fliste për rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë.

“Ka edhe një ndryshim më të madh akoma mes rritjes së pagës, për mjekët dhe infermierët deri në 40% që do ta bëjmë ne me ligj në Kuvend dhe idesë se mund të shkojnë pagat 1200 euro, subvencionet 150 milionë euro për bujqësinë dhe se mund të bëhet deti kos. Të rrisësh pagat në këto kushte, dhe të mbash financat nën kontroll duke e konsoliduar aspektin makroekonomik kjo është qeverisje. Të hapësh thesin se po vijnë zgjedhjet duke lëshuar për të gjithë lugë floriri është për të qeshur, ndaj nuk ka mundësi krahasimi. Këta i kemi parë, nuk janë të paparë. Janë shalqi me provë. Madje këta, Saliu, Luli, Iliri e Monika, janë shalqi të provuar disa herë, dhe në asnjë nga provat s kanë dalë të pjekur. Janë të papjekshëm.” – ironizoi kryeministri.

Lidhur me turizmin, Rama tha se goditja në këtë sektor ka qenë më e lehtë nga sa pritej duke renditur si faktorë turizmin e brendshëm dhe atë nga Kosova, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *