Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina i përgjigjet Putinit: Moska nuk do negociata, po përpiqet të shmangë përgjegjësinë


Këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, i bëri thirrje sot presidentit rus, Vladimir Putin, që të “rikthehet në realitet” dhe vlerësoi se Moska nuk dëshiron negociata, por po përpiqet të shmangë përgjegjësinë.

Podolyak, pasi Putin tha se Rusia është e gatshme të negociojë me të gjithë pjesëmarrësit në procesin në Ukrainë për rezultate të pranueshme, deklaroi në Twitter se “Rusia e vetme sulmoi Ukrainën dhe po vret qytetarët e saj”.

“Rusia nuk dëshiron negociata, por po përpiqet të shmangë përgjegjësinë”, pohon Podolyak.

Putin tha më parë se Moska është e gatshme të negociojë me të gjithë pjesëmarrësit në procesin në Ukrainë për rezultate të pranueshme, por se ata refuzojnë të negociojnë.