Policia e Tiranës ka shoqëruar pasditen e sotme një grupbesimtarësh myslimanë. Sipas bluve, ata kishin planifikuar të protestonin para kryeministrisë.
Besimtarët ishin mbështetës të imamit Genc Balla dhe protesta e tyre ka të bëjë me vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për ta mbyllur Ballën ne regjimin ’41 bis’.
Ata kërkojnë nxjerrjen e Ballës nga ky regjim, raporton BW.
Pas marrjes së informacioneve për protestën, policia i ka shoqëruar besimtarët pasi sipas saj nuk lejohet tubimi e protestat për shkak të pandemisë së koronavirusit.