Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti lëkund sërish vendin, epiqendra në Lushnjë


Tjetër tërmet ka goditur vendin. Këtë herë epiqendra ka qenë në Lushnjë.

Sipas portalit evropian EMSC epiqendra ka qenë në Lushnjë dhe madhësia ka qenë me magnitudë 4.

Gjatë këtyre ditëve tërmete me fuqi afërsisht të njëjtë janë regjistruar në vendin tonë.

Vitin e kaluar dy tërmete goditën vendin më 21 shtator dhe 26 nëntor ku i fundit ishte dhe me pasoja më të mëdha.