Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet për Parlamentin Europian, Hungaria me plan 7 pikash kundër emigracionit të paligjshëm


Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka nisur fushatën e partisë së tij për zgjedhjet e Parlamentit Europian në maj, duke paraqitur një plan shtatë pikash kundër emigracionit.

Të premten, Orban kërkoi që emigrimi të kontrollohej nga qeveritë kombëtare, jo nga burokratët e BE, duke përsëritur pikëpamjen e tij se asnjë vend nuk duhet të detyrohet të pranojë emigrantët kundër vullnetit të tij.

Orban gjithashtu i kërkoi BE-së të ndalojë financimin e grupeve qytetare që mbështesin azilkërkuesit dhe tha se “askush në Evropë nuk duhet të pësojë diskriminim” sepse ata janë të krishterë.

Ai gjithashtu u ankua përsëri në Presidentin e Komisionit të BE Jean-Claude Juncker, duke thënë se ai ishte “përgjegjësi kryesor” për Brexit të Britanisë së Madhe dhe “pushtimin e emigrantëve”, raportoi AP.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *