Vendosni fjalën kyçe....

Trajneri i Lacios s’mbahet pas kualifikimit, hidhet përpjetë si fëmijë (Video)


Pas fitores ndaj Interit me 11-metërsha dhe kualifikimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, gëzimi i trajnerit të Lacios, Simone Inzagi, ka qenë i papërshkrueshëm.

Në një video të përhapur në rrjetet sociale, ai hidhet si fëmijë përpjetë dhe më pas zbret shkallëve të stadiumit duke takuar tifozët para se të zbresë te lojtarët e tij.

Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 1-1 dhe pas kësaj u desh gjuajtja e 11-metërshave për të përcaktuar fituesin. Portieri shqiptar i Lacios, Strakosha priti dy gjuajtje para se Lucas Leiva të shënonte golin që i dha Lacios kualifikimin për më tej ku do ndeshjet me Milanin duke iu afruar shumë fitimit të një trofeu sezonal.

Gjysmëfinalet e Kupës do luhen në datat 27 shkurt dhe 24 prill kurse finalja e madhe e kompeticionit do luhet në fushën e Lacios, në stadiumin “Olimpico” në datën 15 maj dhe ekipi i Inzagit shpreson shumë të mbërrijë deri në finish.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *