Vendosni fjalën kyçe....

Qeni i shtëpisë vret foshnjën e porsalindur në Britaninë e Madhe


Një qen vrau një foshnjë të porsalindur nw Doncaster, Britani e Madhe. Fëmija i mitur 12 ditësh ishte futur në një shportë, ndërsa qeni e rrëmbeu dhe u arratis bashkë me të duke kaluar gardhin e banesës.

Edhe pse babai u përpoq që ta shpëtonte fëmijën e tij, e kishte të pamundur, shkruan Dailymail. Nëna e fëmijës, Abigail Ellis, 27, ishte lart në banjë dhe nuk e pa skenën e tmerrshme.

Duke folur për median britanike, vëllai i Ellis tha se qeni nuk ishte i rrezikshëm apo agresiv dhe nuk e shpjegonte dot ngjarjen e rëndë.

“Tedi nuk është një qen i keq apo i rrezikshëm. Ai kishte jetuar në shtëpi për muaj dhe ishte vërtet i mirë me tre fëmijët e tjerë të motrës sime. Unë mendoj se ai ishte xheloz kur erdhi foshnja e re dhe gjithë vëmendjen që po merrte. Apo ndoshta ai mendonte se foshnja ishte një lodër.” – tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *