Vendosni fjalën kyçe....

Abazoviç nuk arrin marrëveshje me Partinë Fronti Demokratik, emrat e qeverisë bëhen mollë sherri


Bisedimet e liderëve të Frontit Demokratik, Andria Mandiç dhe Millan Knezheviç, me kryetarin e Lëvizjes qytetare URA Dritan Abazoviç, me ndërmjetësimin e peshkopit Joanikije Miqoviç, kanë përfunduar dje pa ndonjë marrëveshje, mësohet nga gazeta “Pobjeda”.

Deri te takimi i liderëve të FD-së me Abazoviqin dhe me ndërmjetësimin e Kishës Ortodokse Serbe ka ardhur pasi që janë ndërprerë bisedimet ndërmjet tri koalicioneve për formimin e pushtetit të ri kurse konstituentët e koalicionit, “Për të ardhmen e Malit të Zi“, kanë kërkuar nga Abazoviç që të deklarohet për kuadrot të cilat nuk dëshiron ti ketë në Qeveri si dhe për shfuqizimin e Ligjit për liritë fetare, përcjell Ulqini-online.

Disa burime të gazetës “Pobjeda” kanë kumtuar se gjatë takimit Mandiç dhe Knezheviç, të cilët i kanë përfaqësuar të gjitha partitë e koalicionit, kanë kërkuar nga Abazoviç deklarimin përfundimtar për emrat konkret të personave nga FD-së të cilët nuk dëshiron ti këtë në Qeveri, por edhe për shfuqizimin e Ligjit për liritë fetare.
“Mandiç dhe Knezheviç në mënyrë eksplicite kanë kërkuar nga Abazoviç, që URA të përcaktohet rreth principeve të ndarjes së pushtetit pa kushtëzime dhe shantazhe. Në rast të përgjigjes pozitive të URA-s, FD është i gatshëm që pa marrë parasysh konsiderimin se ky vend nuk i takon, të votojnë për kryetar të parlamentit nga radhët e Demokratëve”, ka kumtuar burimi i gazetës “Pobjeda”.

Në FD besojnë se përveç Mandiç, Knezheviç, Medojeviç dhe Millaçiç gjenden edhe disa emra tjerë në listën e URA-s dhe të ambasadave perëndimore të cilët konsiderojnë se nuk mund të jenë pjesë e Qeverisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *