Vendosni fjalën kyçe....

Grenell: Trump më tha të vija të zbatoja marrëveshjen e firmosur në Uashington


I dërguari Special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, ka folur për medie pas përfundimit të takimit me liderët e Kosovës.

Përshëndetje nga presidenti Trump., jam i bashkangjitur nga shumë kolegë. E shikoni këtë prapa meje, ai është njeriu i parave ai e ka sjellur një cek të madh. Në fakt ende jo por do ta sjellë. Shumë premtime janë dhënë në të kaluarën dhe ajo se çfarë ne dëshirojmë të bëjmë është që të zbatojmë në përpikëmëri zotimet. Duam të ju tregojmë popullit të Kosovës se do të punojmë për zhvillim ekonomik. Do ta falënderoj kryeministrin dhe presidentin Thaçi për punën e tij të palodhshme në fillim të procesit”- tha ai.

Do t’i sjellim këto projekte në jetë. Energji e vërtetë që do të sjellë kjo marrëveshje do të ndërrojë dinamikën. Presidenti Trump më tha që të bëj një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës që do të sillte dinamizëm ekonomik. Simbolizmi nuk e paguan qiranë. Duhet që të sjellim zhvillim. Muajin tjetër do të vijë një ekip tjetër në Kosovë. Do të kryej fizibilitetin në liqenin e Ujmanit.

Nuk do të ishim këtu pa presidentin Trump. Ai më tha bëjmë diçka ndryshe për njerëzit. Pasi u nënshkrua marrëveshja ai më tha, tani shko zbatoje. Ai gjithmonë shtyhen përpara proceset“- përfundoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *